Fahredin Hashani - gjyqtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Fahredin Hashani - gjyqtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: K.Goca Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:14
Fahredin Hashani - gjyqtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Gjyqtarët kanë kryer punën me nderë në të gjitha sportet në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta.

Vitet e 90-ta, ka qenë periudha më e vështirë për popullin shqiptarë të Kosovës, përballja me pushtuesin serb.

Shumë qytetarë të Republikës së Kosovës,  fushën pjellore e lëshuan në fusha të futbollit dhe të atletikës.  Ndërkaq, sportet me dorë dhe ato luftarake, vepruan dhe i zhvilluan ashtu si munden garat në ambiente të hapura, me fusha të betonit dhe në ndonjë sallë të improvizuar.

Fahredin Hashani i takon Gjeneratës së Republikës. Hashani ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë të hendbollit në Gjeneratën e Republikës. 

Ta veshësh këmishën e gjyqtarit sportiv në atëkohë, ka qenë njësoj sikur ta veshësh uniformën ushtarake kundër Serbisë pushtuese. 

Hashani me mijëra sportistë shqiptarë, përballuan furtuna të ndryshme që vinin nga pushtuesi serb. 

Ai me një armatë sportistësh i rezistuan presionit dhe kërcënimeve të milicisë serbe. Asnjëherë nuk u tremb përkundër kërcënimeve nga regjimi kriminal serb por me shumë shokë kishte vazhduar rrugën në shërbim të sportit të Republikës së Kosovës. 

Hashani sot është krenar për kontributin që ka dhënë në kohërat më të vështira dhe sot është vëzhgues ndërkombëtar në hendboll. Ai me sukses po e përfaqëson Kosovën në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat