Quni shënoi dy gola për GC Amicitia Zurich

Hendboll

Quni shënoi dy gola për GC Amicitia Zurich

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:17
Quni shënoi dy gola për GC Amicitia Zurich

Pivoti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni ka realizuar dy gola për GC Amicitia Zurich, që megjithatë humbi në fund nga Pfadi Winterthur.

Winterthuri është ish-skuadër e Qunit, që kishte paraqitje të mirë edhe në mbrojtje. Reprezentuesi ynë në minutën e 57-të realizoi gol për rezultatin 26:24. Por më pas skuadra me përvojë e Winterthurit realizoi tri gola dhe fitoi me rezultat 27:26.

Ndeshja ishte e javës së dytë të Superligës së Zvicrës në hendboll.

Quni është kthyer në Zvicër pas një përvoje në Norvegji. Ai shënoi nga dy tentime që kishte. Albin Alili shënoi një gol për Amicitia Zurich.

GC e kishte humbur edhe ndeshjen e parë kurse Quni kishte realizuar tri gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat