Mustafë Bislimi - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Mustafë Bislimi - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:22
Mustafë Bislimi - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Pas futbollit, boksit dhe xhudos, padyshim se sporti më me traditë është hendbolli në Kosovë!

Në vitet e 90-ta (1991-1999), edhe hendbollistët dhe veprimtarët e këtij sporti, ashtu si të gjitha degët tjera sportive, u mobilizuan dhe i organizuan garat e Republikës së Kosovës, duke i thënë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë.

Mustafë Bislimi i takon Gjeneratës së Republikës. Bislimi ka qenë prej hendbollistëve më të shquar në vitet e 90-ta.

Ai me sukses ka luajtur në petkun e Kastriotit të Ferizajt dhe ka qenë frymëzim edhe për brezin e asaj kohe. 
Bislimi ka sakrifikuar gjithçka për të mirën e hendbollit, sportit në përgjithësi të Kosovës.

Përkundër kërcënimeve që vinin nga kuzhina e Beogradit, Bislimi asnjëherë nuk e ndali veprimtarinë e tij në shërbim të sportit dhe të shtetit. Ai, fuqishëm iu kundër milicisë së pushtuesit serb, ndërsa sot ndihet krenar për kontributin që ka dhënë për sportin në përgjithësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat