Ylber Zaskoku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Ylber Zaskoku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2020 Në ora: 15:26
Ylber Zaskoku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Sportistët shqiptarë u munduan me të gjitha mundësitë që kishin në vitet e 90-ta për të mbajtur gjallë sportin. 

Një mision që e realizuan me plotë sukses dhe aq me tepër iu kundërvunë fuqishëm regjimit kriminal serb.
Ylber Zaskoku i takon Gjeneratës së Republikës.

Zaskoku ka qenë ndër hendbollistët më të mirë. Ai ka sakrifikuar shumë për hendbollin dhe sportin në përgjithësi. Zaskoku ka qenë prej më të disiplinuarve në fushë dhe motiv shtesë për bashkëlojtarë. 

Si në atëkohë, si në kohën e sotme njihet si burrë i qetë dhe i fjalës. 
Ai kurrë nuk u ndalë dhe as që u frikësua nga shantazhet dhe kërcënimet e pushtuesit serb në vitet e 90-ta. 

Si një luftëtar sportiv zhvilloi aktivitetet sportive në Republikën e Kosovës duke kundërshtuar ashpër politikën e pushtuesit serb. 

Sot është krenar që i takoi asaj plejade të sakrificës dhe më të lavdishme në historinë e Republikës Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat