Lojtarja me shumë prespektivë, Melisa Mulaj, ka pësuar lëndim të rëndë të gjurit dhe do të mungojë për kohë të gjatë.
17-vjeçarja ka luajtur vitin e kaluar për U19 e U17 të Kosovës në kampionate evropiane. Është shquar me paraqitje, ndërsa ishte kapitene e Kombëtares U17.
“Jam lënduar javën e kaluar, në lojën e parë me ekipin U20. Kam lënduar ligamentin kryqëzor në gjurin e majtë. Jashtë hendbollit do të qëndroj rreth një vit”, ka treguar Melisa Mulaj.
Ajo do t’i nënshtrohet operimit e më pas do të nis rikuperimin.
Melisa është pjesë e ekipit norvegjez Kjelsas, ku po zhvillohet me sukses.
“Patjetër që do të kthehem më e fortë. Hendbolli për mua është çdo gjë dhe do të jap maksimumin që të kthehem shpejtë dhe e fortë si asnjëherë më parë. Kam përkrahje nga shkolla dhe trajnerët. Gjatë tërë kohës jam në kontakt me njërin prej fizioterapeutëve më të mirë në Norvegji”, ka thënë Mulaj.