KH Prishtina: Alo Ministria e shëndetësisë, alo IKSHPK

Hendboll

KH Prishtina: Alo Ministria e shëndetësisë, alo IKSHPK

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2020 Në ora: 22:13
KH Prishtina: Alo Ministria e shëndetësisë, alo IKSHPK

Klubi me renome i hendbollit Prishtina (meshkuj), shprehin shqetësimet e mëdha me zhvillimet e fundit që po ndodhin në sportin e Kosovës, sidomos në hendboll. Edi Kolgeci, presidenti i klubit, në emër të kryesisë, ka bërë thirrje që t’ju lejohet të stërvitin dhe t’i zhvillojnë garat.  

“Alo Ministria e shëndetësisë, alo IKSHPK! Me logjikën me të cilën po punoni dhe veproni edhe palestrat duhet të jenë të hapura.

Qendrat tregtare u hapën, kafeteritë dhe restoranet plotë, bazenet e mbyllura po ashtu funksionojnë e shumë e shumë biznese dhe institucione në të cilat mblidhen shumë më shumë njerëz dhe është më vështirë të respektohen masat anti-covid. 

Sot u hapën edhe shkollat. A mendoni se lojtarët e ekipit tonë (max 20 lojtarë senior me shtabin teknik) janë më të rrezikuar në një palestër aq të madhe si pallati i rinisë?!

Hapeni  palestrën dhe na lejoni të fillojmë përgatitjet dhe stërvitjet që të jemi të gatshëm të përfaqësojmë kryeqytetin dhe Kosovën sa më denjësisht në Ligën Europiane. Hapini urgjentisht palestrat për të gjitha klubet në Kosovë e ne do të veprojmë sipas udhëzimeve dhe rregullave kundër Covid-19. 

Më së paku kemi ne interes që të kemi të infektuar, e duke u nisur nga fakti se kemi të bëjmë me sportistë me imunitet të lartë dhe organizëm të shëndosh rreziku është më i vogël.

Si duket po vazhdohet me avazin e vjetër ku sporti dhe sportistët as nuk ndihmohen e as nuk interesohet askush. Veproni urgjentisht!”, reagon KH Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat