Dikur histori e krenarisë, sot e pa dashurisë në Kosovë! I pari flet Llazari, i dyti flet baba dhe i treti djali!

Hendboll

Dikur histori e krenarisë, sot e pa dashurisë në Kosovë! I pari flet Llazari, i dyti flet baba dhe i treti djali!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:02
Dikur histori e krenarisë, sot e pa dashurisë! Nexhdet Dorboshi, Taib Kabashi dhe Alfred Llazari

Histori e krenarisë në vitin 2014! Kombëtarja e Kosovës funksiononte sikur ora zvicerane! 

Ose siç e thoshin disa: Histori e krenarisë,  e rendit dhe e rregullit, disiplinë e harmoni dhe dashuri sportive mes vete në kolektivin e kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt). 

Veç që nuk bënin be në kokën e njëri – tjetrit, vërtet ishin si një ushtri e organizuar dhe pothuajse të gjithë ishin të gatshëm të vdisnin për njëri - tjetrin. 

Përzgjedhës atëkohë ka qenë Alfred Llazari-Katoliku, kryetrajner Taib Kabashi, një tandem i përkryer siç e quanin atëkohë gojëmirët!

Ç’ është e vërteta, të gjitha punët ishin bërë atëkohë në koordinim me njërin – tjetrin! Dihej kush ishte shefi, kush ishte i dyti dhe kush i treti!  Edhe kur ka qenë puna për deklarata, së pari e ka dhënë lejen Llazari, pastaj kanë folur për media!
Llazari - Katoliku ka përcaktuar rendin, se kush e ka të drejtën të flas edhe ashtu u respektua hierarkia. 

I pari flet sipas rendit e rregullit Llazari – Katoliku, i dyti Taib Kabashi dhe i treti hendbollisti Enis Kabashi.  Këto deklarata janë dhënë për Kosovapress në vitin 2014, në kuadër të përgatitjeve për duelin e parë kundër Rumanisë në Bukuresht më 29 tetor, ndërsa më 1 nëntor në kryeqytet luhet ndeshja e kthimit në vitin 2014. 

Enisi është djali i Taibit, prej hendbollistëve më të mirë në vitet e pasluftës. Dikur histori e krenarisë, sot e pa dashurisë! Krejt në fund, kush na i prishi këtë dashuri të zjarrtë sportive? As dreqi nuk i bie në fije. Një fjalë thotë: Ata që përlahen shumë, në të ardhmen e dojnë më shumë njëri – tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat