Federata pezullon 7 ekipe

Hendboll

Federata pezullon 7 ekipe

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:00
Federata pezullon 7 ekipe

Rasti me 16 hendbollist me “Covid 19” në ekipin “Golden Art KL7”, ka sjell turbulenca të mëdha në Ligën e Parë të hendbollit në Maqedoni, pas se cilës drejtuesit e Federatës së Hendbollit, vendoswn që të pezullojnë gjymsmën e ligës.

Sipas sugjerimeve të organeve shtetërore, ndeshjet e Grupit A, në të cilën garojnë 7 ekipe, nuk do të zhvillohen në 15 ditët e ardhshëm.

Pas kësaj periudhe të izolimit, Federata e Hendbollit do të organizojë skriningun e përbashkët, të të gjithë anëtarëve të 7 klubeve, pas së cilës do të merren vendime për vazhdimin e kampionatit.

Deri më tani janë zhvilluar vetëm 2 javë të hendbollit vendor, dhe ky është rasti i parë me hendbollist të prekur me “Covid 19” në kampionatin e hendbollit vendor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat