Matarova zyrtarisht te Vushtrria

Hendboll

Matarova zyrtarisht te Vushtrria

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:48
Matarova zyrtarisht te Vushtrria

Hendbollistja e talentuar, Lorena Matarova, edhe zyrtarisht firmos me fituesen e Kupës së Kosovës, Vushtrrinë. 

Matarova largohet nga Prishtina dhe tani do të synojë që me vushtrriaset përveç që të luftojnë për mbrojtjen e trofeut edhe të bëjnë paraqitje sa më të mirë në garat evropiane. 

Sipas rregullores së FHK-së, Vushtrria i paguan dëmshpërblim Prishtinës për hendbollisten Matarova dhe gjithçka vije në binarë. 

Vushtrriaset me Matarovën do të jenë edhe më të fortë, sidomos për sfidën ndërkombëtare kundër Istogut, që luhet në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat