Eshref Beqiri – lojtar i Gjeneratës së Republikës 

Hendboll

Eshref Beqiri – lojtar i Gjeneratës së Republikës 

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:10
Eshref Beqiri – lojtar i Gjeneratës së Republikës 

Hendbolli prej sporteve më traditë në vendin tonë, ka luajtur rol të madh në vitet e 90-ta.

Si të gjitha sporte tjera edhe hendbolli u ballafaqua me vështirësi të mëdha, sidomos me kërcënimet që vinin (1991-1999) nga regjimi kriminal serb.

Eshref Beqiri i takon Gjeneratës së Republikës. Ai edhe pse në moshë të re në vitet 1996-1997, ka dhënë sado kudo kontribut për hendboll.

Beqiri me mijëra sportistë i rezistuan pushtuesit serb duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovë. Ai sot ndihet krenar që edhe pse në moshë shumë të re, ka luajtur në fusha me beton dhe asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet që vinin nga milicia serbe.

Në fakt, edhe në ato kushte të rënda në vitet e 90-ta, pothuajse secili sport ka pasur kategoritë e reja, si futbolli, hendbolli, basketbolli etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat