Hajrizi, kryetrajner i ri i Trepçës

Hendboll

Hajrizi, kryetrajner i ri i Trepçës

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:36
Hajrizi, kryetrajner i ri i Trepçës

Emri i njohur i hendbollit në Kosovë, ish portieri Veton Hajrizi, emërohet kryetrajner i ri i klubit me renome Trepça nga Mitrovica (meshkujt).

“Ish kampioni i klubit tonë tani kryetrajner i KH Trepça. 

Veton Hajrizi, ish portieri me i mirē nē hendbollin e Kosovës do tē jetē Kryetrajneri i ri i klubit tonë.
Hajrizi dhe kontributi i tij i gjithanshëm ku është një nga kontribuesit më eminent në sportin e Mitrovicës dhe jo vetëm.

Portier i shumë skuadrave si dhe Kombëtares së Kosovës. 

Tani Vetoni, sjell në skuadër përvojën e gjatë të tij dhe të suksesshme, si lojtarë dhe si trajner i portierëve të Kombëtares së Kosovës.

Kontributi i tij, ka qenë gjithnjë në Klub për të bërë hapa para, si dhe duke i këshilluar të rinjtë që të merren sa më tepër me sport, dhe sidomos hendbollistët dhe hendbollistet, për një të ardhme të ndritur. 

Natyrisht nga përvoja e tij presim që klubi të jetë sa më mirë në edicionin 2020/2021”, njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat