Fahri Buçinca - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Fahri Buçinca - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:07
Fahri Buçinca - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Të jesh veprimtar sportiv në vitet e 90-ta, ka qenë sikur të jesh në uniformë ushtarake kundër okupatorit serb.

Sportistët, sportistet, veprimtarët sportivë, donatorët, gjyqtarët, trajnerët etj. kush më shumë e kush me pak kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e sportit të Republikës të Kosovës. 

Fahri Buçinca i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë një burrë i vendosur, trim dhe vizionar në kohërat më të vështira (në vitet 1991-1999). 

Fahri Buçinca ka qenë anëtar i Komisionit te garave dhe anëtar i Kryesisë së Federatës së Hendbollit të Kosovës, mbi të gjitha veprimtar i palodhur sportiv, një patriot që se kishte shoqin. 

Ai kontribuoi me tërë kapacitetin e tij për hendbollin dhe iu kundërvu fuqishëm agresorit serb.  Buçinca është shembulli më i mirë për tërë brezat tanë, se si luftohet për sportin në përgjithësi të Republikës së Kosovës. 

Të shkruash për veprimtarinë e tij sportive, duhet me dhjetëra mijëra faqe, sidomos për vitet më të rënda, ku asnjëherë nuk u frikësua nga armiku serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat