Maqedonia në kaos, ja arsyeja

Hendboll

Maqedonia në kaos, ja arsyeja

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:11
Maqedonia në kaos, ja arsyeja

Korona virusi po bën kërdinë në shumë shtete dhe po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, sidomos në sportin e hendbollit ka shkaktuar kaos. 

Shanset për të parë hendboll në fushat sportive në të gjithë Maqedoninë së shpejti janë minimale, pasi numri i rasteve të lojtarëve pozitivë me Covid-19 po rritet nga dita në ditë. “Pasi që 16 raste pozitive u njoftuan dje në Rabotniçki, sot mbërrin informacioni për katër raste të reja në radhët e Ohrit, të cilat më parë kishin dy hendbollistë të infektuar”, shkruan “Ekipa.mk”.

"Rezultatet, gjithsej gjashtë persona janë të infektuar në klubin tonë pas testeve të hendbollistëve, stafit profesional dhe pjesës tjetër në klub. Ata që janë pozitivë janë të izoluar, me simptoma të lehta.

Ohri do t'i përmbahet të gjitha protokolleve për izolim dhe udhëzimeve të mëtejshme të Federatës së Hendbollit të Maqedonisë. HC Ohri u bën apel të gjitha klubeve të hendbollit dhe ekipeve të tjera sportive që të respektojnë masat dhe protokollet, të përgatitura nga institucionet kompetente ", - thonë nga klubi i hendbollit në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat