Misret Maliqi - portier i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Misret Maliqi - portier i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:36
Misret Maliqi - portier i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Para 29 viteve filloi një kaptinë e re dhe e krenarisë së sportit të Republikës së Kosovës! 
Gjithçka mori fund me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë, sportistët shqiptarë formuan Kampionatin e Pavarur të Republikës së Kosovës.

Pushtuesi serb egërsohet, dëbon sportistët nga stadiumet dhe palestrat sportive! 

Sportistët dhe sportistet tona, trajnerët, donatorët dhe veprimtarët sportivë, kudo ishin halë në sy për regjimin serb.
Misret Maliqi i takon Gjeneratës së Republikës. Maliqi – portier i shquar në vitet më të rënda, kur jeta ishte në rrezik në çdo sekondë nga milicia serbe. 

Ai me bashkëlojtarët e tij përkatësisht KH Kastriotin nga Ferizaj, fituan titullin e parë të Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës.

Titulli më i ëmbël në karrierë, titulli i sakrificës dhe i Republikës së Kosovës! 

Presionet dhe kërcënimet që vinin nga pushtuesi serb, Maliqin dhe mijëra sportistëve shqiptarë, fare nuk iu linin përshtypje, ishin të vendosur për t’i zhvilluar garat në kuadër të Republikës së Kosovës, të vdekur po, të gjunjëzuar para armikut kurrë. 

Maliqi sot është krenar për kontributin që ka dhënë në vitet më të vështira për sportin dhe shtetin e Kosovës.  Fanella e tij ka qenë si uniformë ushtarake për pushtuesin serb!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat