Sot shorti për edicionin 2020/2021

Hendboll

Sot shorti për edicionin 2020/2021

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:43
Sot shorti për edicionin 2020/2021

Të premten do të tërhiqet shorti për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll.

Shorti do të tërhiqet për Superligën e hendbollistëve dhe për Superligën e hendbollisteve.

Shorti tërhiqet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe transmetohet në faqen zyrtare të FHK-së në “facebook”.

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 10 tetor. Skuadrat janë duke pritur lejen e Qeverisë për të filluar me stërvitje në palestra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat