Xhelal Selmanaj - lojtar i spikatur në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Xhelal Selmanaj - lojtar i spikatur në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:07
Xhelal Selmanaj - lojtar i spikatur në Gjeneratën e Republikës 

Më shumë se sport kanë qenë në vitet e 90-ta aktivitetet sportive!  E para, organizimi i Kampionatit të parë të pavarur të Republikës së Kosovës në të gjitha sportet, ka qenë sikur të shkosh në vijën e parë të frontit kundër okupatorit serb.   

E dyta, djemtë dhe vajzat tona i rezistuan fuqishëm pushtuesit serb. E treta,  ka qenë shumë vështirë të zhvillohen ndeshjet në fusha dhe salla të improvizuara, ku vazhdimisht sportistët tanë ishin të përndjekur nga regjimi serb, por as kjo nuk i ndali në realizimin e qëllimit, në zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës.

Xhelal Selmanaj i takon Gjeneratës së Republikës! Ai ka qenë hendbollisti më i spikatur në vitet e 90-ta, duke dhënë kontribut të madh për sportin e Republikës së Kosovës. 

Xhelali me mijëra sportistë shqiptarë, zhvilluan garat me sukses, duke e sfiduar makinerinë e pushtuesit serb. 

Xhelali ka qenë edhe i hendbollist i shkëlqyeshëm në gjeneratën e artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta në ish Jugosllavi, ku me sukses ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës ferizajase. 

Ai sot vlerësohet si hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Republikën e Kosovës. 

Xhelali është krenar që ka dhënë tërë arsenalin që ka pasur për hendbollin dhe sportin e Republikës së Kosovës, duke e kundërshtuar fuqishëm regjimin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat