Beqiri e Krasniqi drejtuan me sukses ndeshjen e Champions League, Podravka - Borussia

Hendboll

Beqiri e Krasniqi drejtuan me sukses ndeshjen e Champions League, Podravka - Borussia

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 12:45
Beqiri e Krasniqi drejtuan me sukses ndeshjen e Champions League, Podravka - Borussia

Prezenca e anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në garat evropiane po shkon duke u rritur e duke u avancuar vazhdimisht.

Të shtunën ndeshje të rëndësishme të Champions League për hendbolliste kanë drejtuar dy gjyqtarët nga Kosova të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi.

Ata për herë të parë kanë drejtuar ndeshje të garës elitare evropiane, ndërsa punën e kanë kryer me sukses të plotë.

Beqiri e Krasniqi ishin gjyqtarë në ndeshjen në mes të skuadrës kroate, HC Podravka Vegeta dhe asaj gjermane, Borussia Dortmund. Ndeshjen e fortë dhe interesante e fitoi skuadra gjermane, Borussia Dortmund me rezultatin 26:25. Ndeshja është luajtur në Koprivnica të Kroacisë.

Beqiri e Krasniqi për delegate e kishin Arijana Vojiqin nga Bosnjë-Hercegovina.
Ndeshja ishte e xhiros së tretë të grupit B të Ligës së Kampionëve.

Gjyqtarët edhe më herët këtë edicion kanë drejtuar ndeshje të kupave evropiane. Delegime të shumta priten në vazhdim të edicionit, si shenjë e avancimit të vazhdueshëm të anëtarëve të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat