Dedaj 10 gola në derbin zviceran

Hendboll

Dedaj 10 gola në derbin zviceran

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 12:50
Dedaj 10 gola në derbin zviceran

Kreuzlingenit nuk i kanë mjaftuar 10 golat e kapitenit të Kosovës, Valon Dedaj, në derbin e Ligës B të Zvicrës. Kreuzlingeni të shtunën humbi derbin e javës së katërt nga Fortitudo Gossau me rezultat 29:28, ani pse ishte në avantazh 16:13 pas pjesës së parë.

Për Kreuzlingenin ishte humbja e parë kampionale pas tri fitoreve. Qendra Dedaj kishte efikasitet të lartë. Realizoi 10 gola nga 12 tentime.

I realizoi gjashtë penallti nga gjashtë tentime. Drenit Tahirukaj realizoi dy gola, kurse të martën në një ndeshje për kupë i kishte 5 gola. Haris Berisha priti 5 prej 15 goditjeve që u bënë gjatë kohës sa ishte në portë.

Në kategorinë e dytë të Suedisë, Leonard Gegaj shënoi 6 gola për Karra HF që të premten humbi 32:22 nga Kungalvs. 6 gola të shtunën i shënoi Endrit Abdullahi për Rimbo që humbi 28:27 nga Vinslovs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat