Hajrie Osmani -  u tregua më burrneshë se shumë burra në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Hajrie Osmani -  u tregua më burrneshë se shumë burra në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:18
Hajrie Osmani -  u tregua më burrneshë se shumë burra në Gjeneratën e Republikës 

Nuk e kishte frikën për asnjë çast në vitet e 90-ta, ishte e vendosur deri në pikën e fundit, edhe përmes sportit ta sfidojë regjimin kriminal serb.

Është Hajrie Osmani, hendbolliste e shquar në vitet e 90-ta, në Gjeneratën e Republikës dhe që besa ia zbardhi fytyrën edhe Federatës së Hendbollit të Kosovës në ato vite.

Ajo u tregua më burrneshë se shumë burra, i doli përballë milicisë serbe dhe i kundërshtoi fuqishëm në shumë raste.
Hajrija me shumë sportiste shqiptare, i zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta. 

Ato ishin vazhdimisht të kërcënuar nga milicia serbe. Sa herë udhëtonin për t’i zhvilluar ndeshjet, i kanë fshehur edhe fanellat kudo që kanë mundur, sidomos kur i kalonin punktet famëkeqe të milicisë serbe, ndryshe përveç maltretimeve aty kërciste edhe dajaku! 

Hajrija përkundër kërcënimeve që vinin nga sigurimi shtetëror serb, ajo me shoqet e saja nuk e ka ndalur aktivitetin garues në kuadër të Republikës së Kosovës.

Hajrija sot ndihet e lumtur që dha kontribut në kohërat më të vështira për sportin e Republikës dhe në anën tjetër që i rezistoi pushtuesit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat