Të dielën mbahet seminari për trajnerë, persona zyrtarë mjekë dhe fizioterapeutë në prag të fillimit të edicionit të ri të garave, 2020/2021.
Seminari mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë nga ora 11:00. Seminarin e organizon Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.
Do të ligjërojnë Enver Tahiraj, trajner kondicional në Kombëtaren e Kosovës dhe Erlinda Hakaj, inspektore sanitare në MSH. Seminari është obligativ për të gjithë trajnerët, personat zyrtarë dhe fizioterapeutët.
Në seminar do të bëhet edhe licencimi i trajnerëve mjekëve dhe fizioterapeutëve për edicionin e ri. Do të ligjerohet për rikuperimin si formë e përgatitjes kondicionale, për dopingun në hendboll dhe për zbatimin e Manualit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.