SEHA League në telashe të mëdha, dy klube nuk do të luajnë në grupe

Hendboll

SEHA League në telashe të mëdha, dy klube nuk do të luajnë në grupe

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:54
SEHA League në telashe të mëdha, dy klubet nuk do të luajnë

SEHA League në telashe të mëdha. Para fillimit të sezonit të ri SEHA League po përballet me probleme. Pasi u njoftua paraqitja e grupeve, ndodhi një lëvizje e papritur nga dy ekipe.

Meshkov Brest nga Bjellorusia dhe Veszprem nga Hungaria, nuk dëshirojnë të luajnë pjesën e rregullt të sezonit, ata duan të përfshihen direkt në çerekfinale. Arsyeja për këtë lëvizje është edhe situata gjatë pandemisë - koronavirusit.

Në rast se kjo kërkesë e të dy ekipeve nuk pranohet nga pjesëmarrësit e tjerë, SEHA League në sezonin e ri do të ketë tetë skuadra.

Grupi A: Vardari, Motor Zaporozhje, Nexe Nasice, Vojvodina.
Grupi B: Europharm Pelister, Tatran Presov, Zagreb, Metaloplastika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat