Zogaj ka luajtur një tjetër ndeshje cilësore në Danimarkë

Hendboll

Zogaj ka luajtur një tjetër ndeshje cilësore në Danimarkë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 00:41
Zogaj ka luajtur një tjetër ndeshje cilësore në Danimarkë

Zogaj ka luajtur një tjetër ndeshje cilësore në Danimarkë. Skuadra e saj, AH Aalborg fitoi ndeshjen e pestë rresht dhe prinë në tabelën e kategorisë së dytë me 10 pikë. Aalborgu është favorit për kthim në elitë. Aalborgu fitoi 29:20 ndaj AGF Handbold kurse Zogaj realizoi tri gola. Ajo luajti 45 minuta kurse kontribut edhe më të madh dha në mbrojtje. Sara Rexhepi shënoi 2 gola për AGF.

Po në Danimarkë, dy ditë më parë, Marigona Hajdari shënoi 4 gola kurse Arlinda Hajdari 1 gol në fitoren 43:23 të Ringkobingut ndaj DHG.

Në Zvicër, Kristina Ukaj të dielën priti 6 prej 10 goditjeve në fitoren 30:17 të Spono Eagles ndaj Rotweiss Thun. Ndeshja i takoi raundit të dytë të Kupës Evropiane dhe Spono Eagles kaloi tutje. Skuadrat ishin marrë vesh për të luajtur vetëm një ndeshje.

Në Slloveni, Mirjeta Bytyqi shënoi 3 gola nga 3 tentime në fitoren e vështirë të Mlinotest Ajdovshçina ndaj Zelene Doline Zhalec me rezultat 25:24. Mlinotesti ka fituar katër ndeshjet e deritashme dhe prinë me 8 pikë. Bytyqi është duke u paraqitur në nivel të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat