Skuadra shqiptare luftoi kundër serbeve, por…

Hendboll

Skuadra shqiptare luftoi kundër serbeve, por…

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2020 Në ora: 13:25
Skuadra shqiptare luftoi kundër serbeve, por…

Skuadra shqiptare, Çair, luftoi aq sa mundi por nuk ia doli kundër kundërshtares me përvojë, Naisa nga Nishi, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).  

Çairi humbi të gjitha shpresat për sfidën e kthimit, pasi që në Shkup pësuan humbje me rezultat 41:26 nga Naisa.

Pjesa e dytë ka qenë vendimtare, pasi e para përfundoi me 15:17 në të mirë të skuadrës nga Nishi.

Përvoja e bëri të veten por edhe përgatitja fizike.

Çair – Naisa 26:41 (15:17)
Palestra SRC Kale në Shkup. 
Gjyqtaret: Olena Pobedrina, Marina Duplii (Ukraina). 
Shtatëshet:, WHC Çair 9( 6)- Naisa 4(2). 
Përjashtimet:, WHC Çair 10 minuta- Naisa 8 minuta.
Çair: Giçeva, A. Nikolovska 13, M. Nikolovska 4, Reahmani 3, Bozhinovska 2, Bakiq 1, Ramuko 1, Martinovska 1, Rexhepi 1, Dinarica, Kostadinovska, Ramuko, Saliu, Sherifi, Misovska.
Naisa:  Petkoviq, Ivanoviq, Mitiq, Tedora Petkoviq 1, Gjuroviq, Radoviq 1, Stojanovska 3, Teodora Petkoviq 4, Stankovski 2, Stamenkoviq 6, Nikoliq 4,  Filipoviq 10, Rajkoviq 1, Sukur 4, Tasiq 4, Gakidova 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat