Shabani: Për inate te disa personave në qytetin e Ferizajt gjithçka ka dështuar 

Hendboll

Shabani: Për inate te disa personave në qytetin e Ferizajt gjithçka ka dështuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2020 Në ora: 20:33
Shabani: Për inate te disa personave në qytetin e Ferizajt gjithçka ka dështuar 

Lulzim Shabani largohet nga Kastrioti i Ferizajt dhe i bashkohet Prishtinës! Hendbollisti synon që me Prishtinën të arrijnë suksese dhe jo vetëm kryeqytetin por të bëjnë që të ndihet krenar edhe Kosovën!  Shabani luan në pozitën e alos së majtë dhe është ndër përforcimet me të qëlluara të Prishtinës. Ai është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.   

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që e braktise Kastriotin?
Lulzim Shabani:
Ndër arsyet kryesore është jo organizimi me kohë dhe jo i mirë në klubin e Kastriotit.
Pavarësisht se disa persona kanë bërë çmos që të bëhet diçka dhe të shkoj në mënyrë përfekte prapëseprapë për inate te disa prej personave në qytetin e Ferizajt gjithçka ka dështuar bashkë me këtë edhe shumë sponzorë.

Unë mendoj se fajin kryesor e kane disa prej personave në qytet, që për inate individuale e lanë klubin në këtë gjendje.

“Bota sot”: Çfarë synoni me Prishtinën?
Lulzim Shabani:
Patjetër që do të jemi pretendent të denjë për titull dhe kupë por me e rëndësishmja të arrijmë sa më larg në arenën ndërkombëtare që të bëjmë krenar qytetin e Prishtinës, po ashtu edhe Kosovën.

“Bota sot”: Largoheni nga Kastrioti, a është shlyer borxhi ndaj jush?
Lulzim Shabani:
Këtë nuk mund ta them, le të mbetet si pjesë private mes meje dhe kryesive të cilën kanë qenë nga viti 2019/shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat