Verona Muhaxheri, një emër që po vjen 

Hendboll

Verona Muhaxheri, një emër që po vjen 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2020 Në ora: 20:21
Verona Muhaxheri, me numër 5

Një emër që po vjen në sportin e hendbollit është edhe Verona Muhaxheri. 

Ajo po shkon hapave të ish hendbollistes më të mirë në Kosovë, Lirie Muhaxherit, e cila në anketën e gazetës kombëtare “Bota sot” u zgjodh edhe lojtarja më e mirë në 20 vite e fundit (1999-2019). 

Verona është 14-vjeçare, luan në pozitën e qendrës dhe është e gjatë 170 centimetra. Ajo ka të gjitha predispozitat që të bëhet një lojtare e madhe në të ardhmen  

Image

Verona dhe Lirie Muhaxheri

“Bota sot”: Si iu lindi ideja që të merren me hendboll?
Verona Muhaxheri:
Hendbolli është edhe si pjesë e ushqimit në familjen tonë. Është sport që e dojmë shumë dhe jam rritur me sukseset e hallës sime, Lirie Muhaxheri! Nga Liria jam frymëzuar shumë, që si e vogël e lakmoja shumë për titujt dhe kupat që fitonte me ekipin e Kastriotit dhe Vushtrrinë.  Kështu që u dashurova në këtë lojë dhe jam e lumtur që jam pjesë e ekipit të Kastriotit, me të cilin klub halla ime ka arritur suksese të mëdha.

Jam falënderuese edhe trajneres Vlora Jashari, nga e cila po mësoi shumë gjëra të kësaj loje të bukur. Besoj se me kalimin e kohës do të përparojë sa më shumë dhe të kontribuoj për sukseset e klubit!

“Bota sot”: Javën që e kamë pas ishit ndër më të mira në fushë, shënuat 10 gola për fitoren (25:19) të kadeteve të  Kastriotit kundër Prishtinës?
Verona Muhaxheri:
Po e vërtetë!  Për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë! U ndjeva e lumtur që u paraqita me numër 5 në fanellën e Kastriotit, klubit me renome dhe që ka kushtet jashtëzakonisht të mira. Mendoj se e dhash maksimumin.

“Bota sot”: Si ndjehesh që realizuat 10 gola?
Verona Muhaxheri:
Normalisht jam e lumtur dhe mendoj se golat që i realizova janë edhe si fryt i bashkëlojtareve, sepse pa ndihmën e tyre nuk do të shënoja po aq gola. Jam e lumtur që me kadetet startuam me fitore. E jona është që të punojmë, të tregojmë lojëra të mira dhe të jemi shembull për të mirë si për disiplinë dhe për angazhim.

“Bota sot”: A ju ndihmon Lirija në stërvitje?
Verona Muhaxheri:
Liria më këshillon vazhdimisht dhe prej saj mësoj shumë gjëra të reja. Sepse edhe në shtëpi bashkëbisedim e kemi hendbollin dhe është si ushqim për ne. Bisedojmë gjatë dhe shikojmë edhe ndeshjet ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat