Kjo është lojtarja më e shtrenjtë në Kosovë, ja rroga e saj

Hendboll

Kjo është lojtarja më e shtrenjtë në Kosovë, ja rroga e saj

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2020 Në ora: 19:22
Esma Muratoviq

Klubet nuk i tregojnë pagat e hendbollisteve në Kosovë, por ka prej tyre që paguhen goxha mirë. 

Pas hendbollistes Bellma Beba, është Esma Muratoviq, e cila vlerësohet lojtarja më e shtrenjtë në vendin tonë në 20 vitet e fundit! 

Për Bellma Bebën ishte bërë e ditur para një kohe, se pagën e ka pasur 800 euro, sa ishte pjesë e Kastriotit të Ferizajt, kur e kishte president Ahmet Hysenajn- Petrovën. Përveç pagës ka pasur të hequra edhe shpenzimet tjera.  Këtë e ka pranuar edhe vet Hysenaj!

Tani flitet se lojtarja boshnjake nga Mali i Zi, Esma Muratoviq, ka një pagë goxha të mirë të ekipi i Istogut! 
Raportohet nga burimet jozyrtare, se Esma e ka pagën rreth 1000 euro, plus shpenzimet tjera. Ajo llogaritet si truri i skuadrës!

Sipas asaj që raportohet, kjo është rroga më e madhe në 20 vitet e fundit, pasi këtë rekord e mbante deri me tash Bellma. Esma është zotuar ditë më parë, se do t’ia sjell trofetë Istogut, që është klubi më i organizuar në vendin tonë.  Nëse vërtetohet saktësisht se e ka pagën 1000 euro, plus shpenzime tjera, është një lajm i bukur për këtë sport!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat