Vushtrria pa trajnerë në Istog, arsyeja ju lë pa frymë! 

Hendboll

Vushtrria pa trajnerë në Istog, arsyeja ju lë pa frymë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 12:12
KHF Vushtrria

Klubi i hendbollit Vushtrria sot do të udhëtojë pa trajnerë në drejtim të Istogut, për të zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat). 

Kryetrajneri Arben Parduzi mungon edhe në takimin e sotëm (18.00),  për shkak se është me Covid 19. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë! Po ashtu mungon edhe trajneri tjetër Besim Shabanaj, dje ka rezultuar pozitiv me Covid 19. 

Edhe Parduzi edhe Shabanaj e konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë të infektuar nga virusi korona.

Image

Arben Parduzi

Shabanaj nuk ka as simptoma dhe gjendja e tij është shumë e mirë.

Image

Besim Shabanaj

Vushtrria do të udhëtojë pa trajnerët dhe në kërkim të përmbysjes së humbjes me rezultat 26:21, me synime që të kualifikohen më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat