Fitoret e dyta për Prishtinën e Drenicën

Hendboll

Fitoret e dyta për Prishtinën e Drenicën

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:31
Fitoret e dyta për Prishtinën e Drenicën

Prishtina e Drenica i kanë fituar edhe ndeshjet e dyta në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën, Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Prizrenit me rezultat të lartë, 48:16. Ndërkohë Drenica në Drenas e mposhti Vushtrrinë me rezultat 40:32.

Ndeshja në mes të Kastriotit dhe Trepçës nuk është zhvilluar, pasi vendasit nuk janë paraqitur. Për këtë ndeshje gjatë javës së ardhshme do të vendos komesari i garave.
Të dielën janë ndeshjet Vëllaznimi – Besa Famgas (17:00) dhe Llapi – Zhegra (18:00).

Prizreni – Prishtina 16:48 (7:23)

Prizreni: Etemi, Berisha, Bytyqi 2, Skenderi, Ferati 1, Buqaj, Bytyqi 2, Thaqi 5, Krasniqi 3, Thaqi, Topalli, Koro, Gashi 3, Selmani

Prishtina: Quni, Ramadani 3, Beqiraj, Terziqi 13, Gjuka 7, Kuleta 1, Syla 4, Ademi 2, Agushi, Visoka, Abazi 6, Bajqinovci 10, Qela, Prekazi 2

Drenica – Vushtrria 40:32 (19:13)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 9, Mehmeti 10, Dubovci 8, Zekaj 5, Hamza 3, Sahiti, Hasani, Binaku 2, Baliu 2, Batatina 1, Zariqi, Lladrovci

Vushtrria: Pllana, Melenica, Musa 6, Sadiku, Karaqa 3, F. Jashari 9, M. Jashari 4, Selaci 4, Miftari 4, Emini, Mehmeti 1, Fazliu, F. Musa 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat