Muratoviq, Rugova, Hetemi, treshja fantastike! Istogu mendon për rrethin e tretë të Kupës së Evropës 

Hendboll

Muratoviq, Rugova, Hetemi, treshja fantastike! Istogu mendon për rrethin e tretë të Kupës së Evropës 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:27
Abina Rugova

Istogu ka një ekip shumë të mirë dhe që mund të bëhet edhe më i mirë me kalimin e kohës!
Istogu është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës. 

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, është më së i kënaqur me angazhimin e lojtareve të tij, ka një qetësi shpirtërore sepse tani luan në palestrën e re të Istogut, që gjërat iu kanë lehtësuar shumë më shumë, po ashtu mendjen e ka se si ta përgatisë ekipin për të shkuar sa më larg në Kupën e Evropës!

Hendbollistet Esma Muratoviq, Albina Rugova, Tina Hetemi, janë treshja fantastike e kësaj skuadre.

Image

Esma Muratoviq

Muratoviq dëshmoi edhe një herë formën e saj, e cila realizoi 12 gola në fitoren e parë kundër Vushtrrisë me 26:21, ndërsa mbrëmë ka shënuar  10 gola në triumf (31:24) po të njëjtës skuadrës, në takimin e kthimit.  Muratoviq është shtylla e skuadrës së bashku me Albinën.  

Albina Rugova është një luftëtare e madhe në lojë dhe këtë e dëshmoi edhe mbrëmë me 9 gola. 

Image

Tina Hetemi

Po ashtu edhe Tina Hetemi gjithnjë e më shumë po e rritë formën e saj dhe po bëhet e rrezikshme në fushën e lojës, pa e lënë anash edhe Keta Venetskyn, Pranvera Feratajn, portieren Blerta Ahmetxhekajn, Alberina Halitaj etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat