Beqir Buçinca - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Beqir Buçinca - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:57
Beqir Buçinca - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Vitet që nuk harrohen kurrë, padyshim janë vitet e 90-ta, kur populli shqiptarë i Kosovës përjetoi terrorin e paparë të regjimit kriminal serb.

Beqir Buçinca i takon Gjeneratës së Republikës. 

Buçinca ka qenë trajner i dalluar në hendboll në vitet e 90-ta! 

Ai (trajner ka qenë edhe në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, në ligën më të fortë në botë, në ish Jugosllavi) me shumë shokë ka dhënë kontribut të madh për të mbajtur gjallë hendbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Buçinca asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet që vinin nga regjimi serb, por kishte vazhduar misionin e tij, në zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës.

Ai sot është krenar për punën dhe sakrificën që bënë në vitet e 90-ta dhe që sot djemtë e vashat tona lozin të lirë në stadiume dhe palestrat sportive në Republikën e Kosovës, po ashtu marrin pjesë edhe në garat zyrtare evropiane dhe botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat