Hendbollistet e Ferizajt dhe të Istogut - në ethe

Hendboll

Hendbollistet e Ferizajt dhe të Istogut - në ethe

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:57
Ilustrim

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj dhe nënkampioni, Istogu, të martën mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë në Kupën Evropiane.

Për herë të parë ndodhë që dy skuadra e Kosovës do të jenë në raundin e tretë të një gare evropiane.

Ferizaj me lojtaren me përvojë Albulena Basha, nis garimin prej raundit të tretë kurse Istogu me hendbollistet Esma Muratoviq, Albina Rugova, Tina Hetemi, Keta Venetsky, Natalia Milatoviq, në raundin e dytë e eliminuan Vushtrrinë.

Shorti për raundin e tretë do të tërhiqet të martën prej orës 11:00 në Vjenë, njofton EHF-ja.

Ndeshjet e raundit të tretë luhen më 14/15 e 21/21 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat