Hendboll: Të martën shorti për Ferizajn dhe Istogun në Kupën Evropiane

Hendboll

Hendboll: Të martën shorti për Ferizajn dhe Istogun në Kupën Evropiane

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:22
Foto Ilustrim

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj dhe nënkampioni, Istogu, të martën mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë në Kupën Evropiane.

Për herë të parë ndodhë që dy skuadra kosovare të jenë në raundin e tretë të një gare evropiane.

Ferizaj nis garimin prej raundit të tretë kurse Istogu në raundin e dytë e eliminoi Vushtrrinë.

Shorti për raundin e tretë do të tërhiqet të martën prej orës 11:00 në Vjenë, njofton EHF-ja.

Ndeshjet e raundit të tretë luhen më 14/15 e 21/22 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat