Nëse Kastrioti nuk shkon në Prishtinë, a është përgjegjëse edhe drejtoria për sport në Ferizaj?

Hendboll

Nëse Kastrioti nuk shkon në Prishtinë, a është përgjegjëse edhe drejtoria për sport në Ferizaj?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:30
Nëse Kastrioti nuk shkon në Prishtinë, a është përgjegjëse edhe drejtoria për sport në Ferizaj?

Klubi me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), ka mbetur pa kryetar dhe pa trajner, po ashtu është as në tokë dhe as në qiell, në mëshirën e askujt dhe rrezikon që mos ta zhvillojnë edhe ndeshjen e nesërme kundër Prishtinës! 

Ndeshja luhet në Prishtinë në orën 18.00, në kuadër të javës së tretë të elitës së hendbollit të Kosovës. 

Nëse Kastrioti nuk udhëton në Prishtinë, a është përgjegjëse edhe drejtoria për sport në Komunën e Ferizajt? Sigurisht se po, përderisa klubi është publikë në një formë, ndonëse me letra figuron si organizatë joqeveritare. 

Komuna e Ferizajt dhe drejtoria për sport, e ka për detyrë që tani të janë pranë djemve në momentet më kritike që po kalojnë!

Asnjë formë as Komuna dhe as drejtoria e sportit nuk guxojnë të jenë indiferent apo si janë të heshtur deri me tani. Nëse klubi përjashtohet nga liga, deshëm apo nuk deshëm përgjegjës janë edhe këto organet e lartpërmendura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat