Ferizaj në këmbë për ta shpëtuar klubin! Morina bën thirrje

Hendboll

Ferizaj në këmbë për ta shpëtuar klubin! Morina bën thirrje

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:10
Ferizaj në këmbë për ta shpëtuar klubin! Morina bën thirrje

Ish kapiteni i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), Xhavit Morina, bën thirrje publike qytetit dhe rrethinës, që ta ndihmojnë klubin, ta shpëtojnë nga më e keqja. 

“Të dashur e të respektuar shokët e mi, veteranë të hendbollit, ne dikur, në situata edhe më të vështira, e sidomos në kohën e okupimit i kemi mbrojtur ngjyrat e klubit tonë kur ka qenë më së vështiri, prandaj ju ftoj që prapë ta ndihmojmë klubin e dashur të qytetit tonë që mos të bie nga liga sepse do të jetë turp për ne dhe krejt qytetin. 

Të mobilizohemi që nesër KH Kastrioti të udhëtojë për në Prishtinë, më tërë përkrahjen e dashamirësve të sportit më me nam të qytetit tonë”, ka shkruar Morina, ish hendbollisti që ka derdhur djers më së shumti për këtë ekip.

Merret vesh se kanë filluar të mobilizohen në qytet, ka takime edhe me lojtar dhe të gjithë janë të gatshëm, qoftë nevoja edhe të vdesin, por nuk do të lejojnë kurrë që klubi të shuhet, me një emër aq të madh Kastrioti! A po zgjohet në këmbë armata e vjetër?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat