Verim Zherka dhe Sami Çerkini do ta drejtojnë Ferizajn

Hendboll

Verim Zherka dhe Sami Çerkini do ta drejtojnë Ferizajn

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:35
Zherka, Morina dhe Çerkini

Pak minuta më parë, rreth orës 21.00, Verim Zherka dhe Sami Çerkini bien dakord që ta drejtojnë kampionen e Kosovës, Ferizaj.

Zherka dhe Çerkini, ish hendbollistë të gjeneratës së artë të ish Borcit të Ferizajt, kanë përvojë të madhe dhe të cilën do të bartin të hendbollistet.

Zherka ka qenë prej ish hendbollistëve më të mirë, përveç në ish Borcin dhe Vardarin e Shkupit, ai ka luajtur edhe në disa klube tjera, po ashtu ka qenë edhe trajner, ndërsa Çerkini është prej ish portierëve më të mirë që ka pasur Kosova dhe një periudhë edhe trajner i KH Kastrioti-meshkujt, kampion në vitin 2010-2011.

Këta protagonistë e konfirmojnë për gazetën “Bota sot”, se kanë ra në ujdi që ta ndihmojnë klubin.

Zherka – Çerkini, dyshja e trajnerëve, do t’i drejtojnë vashat ferizajase gjatë vjeshtës, me synime që të jenë në kreun e tabelës dhe të mbrojnë titullin e kampionit. 

Xhavit Morina, kryetar i klubit, është i kënaqur që ka gjetur gjuhë të përbashkët me të lartpërmendurit dhe me synime që të përforcojnë sa më shumë ekipin. Në dy ndeshjet e para Ferizaj ka dy fitore rresht, ndërsa në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, do të takohen me ekipin turk “Bajrampasa Belediye SK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat