Trepça fiton ndeshjen më rivalizuese, Prishtina më e mirë se Kastrioti! Besa bindshëm

Hendboll

Trepça fiton ndeshjen më rivalizuese, Prishtina më e mirë se Kastrioti! Besa bindshëm

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:21
Trepça fiton ndeshjen më rivalizuese, Prishtina më e mirë se Kastrioti! Besa bindshëm

Një ndeshje interesante dhe e fortë është zhvilluar të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Janë takuar skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi i Gjakovës. Ndeshja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje, ndërsa skuadrat janë angazhuar deri në sekondat e fundit.

Fitorja i ka takuar Trepçës me rezultat 27:25. Gjakovarët e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi 4:0. Por vendasit u kthyen në lojë dhe rezultati u barazua në minutën e 14-të (6:6).

Ngadalë mitrovicasit nisën të shkëputen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 15:10. Në pjesën e dytë Trepça ishte vazhdimisht në epërsi, por lojtarët luftarakë të Vëllazimit nuk janë ndalë asnjëherë në kërkim të rikthimit. Vëllaznimi ia doli të afrohet në dy gola, fare në fund, por jo edhe të rrezikojë fitoren e Trepçës.

Si në të shumtën e rasteve, Trepça e Vëllaznimi kanë shfaqur lojë interesante.
Edhe në ndeshjet tjera kishte rivalitet. Prishtina ka fituar ndaj Kastriotit me rezultat 38:31, ndërsa Vushtrria e mposhti Llapin me 28:23. Kampioni, Besa Famgas e ka mposhtur thellë Drenicën, 34:15.

Në tabelë udhëheqin Besa Famgas e Prishtina me nga 6 pikë, kurse Drenica e Trepça i kanë nga 4.
Xhiroja e tretë e Superligës mbyllet me ndeshjen Zhegra- Prizreni që luhet nesër.

Besa Famgas – Drenica 34:15 (18:4)

Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 6, Y. Muqolli 5, Mushkolaj 2, Mallios 2,Luzha, Visoka 1,Tahirukaj 3, Thaqi, Ramosaj, Prce 2, Idrizi 4, Gjuka 4, Tafilaj, J. Muqolli 1, Alonso 4

Drenica: Muqolli, Dubovci 4, Hasani, Mehmeti, Binaku, Kastrati 5, Sahiti, Batatina, Zariqi, Zekaj 6, Baliu, Lladrovci

Prishtina – Kastrioti 38:31 (17:15)

Prishtina: Beshiri 4, Terziqi 6, Abazi 2, Bajqinovci 4, Syla 3, Prekazi 4, Ramadani 5, Shabani 5, Ademi 1, Gjuka 2, Kuleta, Visoka 1, Quni, Qela, Agushi, Beqiraj

Kastrioti: Selmani 1, Hoxha 3, Rudari 2, Bytyqi 2, Mustafa 9, Brahimi, Dugolli 9, D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku 1, Bislimi 4

Trepça – Vëllaznimi 27:25 (15:10)

Trepça: Fejzullahu, Sejdijaj, Maxhera 7, Abazgjiku 1, Shala, Klinaku 9, Terziqi, Parduzi, B. Terziqi, Buqinca, Cimili 3, R. Shabanaj 3, A. Shabani 4

Vëllaznimi: Pozhegu, Leka 2, Idrizi, Mamusha 1, Morina 2, Spahija 2, Rama 4, Luzha 1, Fana 4, Dukaj 8, Curri 1

Vushtrria – Llapi 28:23 (13:9)

Vushtrria: Pllana, Melenica, F. Jashari 6, Karagja 3, Sadiku 1, Emini, Musa 2, M. Jashari 11, Tahiri 1, Miftari 4, F. Musa, Selaci, Mehmeti

Llapi: E. Havolli 1, R. Havolli, Hoxha 11, Muqiqi 3,Bogujevci, E. Bogujevci, Beshiri 2, Bajrami 1, Hasani 3, Ademi 1, Mani 1, G. Mani, Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat