Taib Kabashi në qiellin e shtatë, emërohet kryetrajner i Kombëtares së Kosovës U-18

Hendboll

Taib Kabashi në qiellin e shtatë, emërohet kryetrajner i Kombëtares së Kosovës U-18

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:28
Taib Kabashi në qiellin e shtatë, emërohet kryetrajner i Kombëtares së Kosovës U-18

Taib Kabashi është sikur në qiellin e shtatë, është emëruar kryetrajner i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kabashi aktualisht drejton Prishtinën, kurse për kohë të gjatë është trajner i respektuar në hendbollin kosovar. Ai edhe në të kaluarën ka punuar në ekipet kombëtare.

Kombëtarja U18 e hendbollistëve ka pranuar ftesë për turne ndërkombëtar në Bullgari, që do të mbahet prej 12 deri më 15 nëntor. Në këtë turne pos Kosovës e Bullgarisë marrin pjesë edhe Turqia e Moldavia.

Ky turne shërben për të përgatitur ekipin për Kampionatin Evropian të Divizionit B, që mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Trajnerë të grupmoshës U18 janë emëruar Edmond Vokshi e Alban Haziri. Ata kanë punuar me këtë gjeneratë në kampin e vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat