Komuna e Ferizajt: Emblema e sportit ferizajas, po rikthehet fuqishëm, së shpejti me Kryesi të re

Hendboll

Komuna e Ferizajt: Emblema e sportit ferizajas, po rikthehet fuqishëm, së shpejti me Kryesi të re

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:21
Komuna e Ferizajt: Emblema e sportit ferizajas, po rikthehet fuqishëm, së shpejti me Kryesi të re

Në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt, konfirmohet se po formohet kryesia e re e klubit me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). Më në fund Komuna jep sinjale të forta dhe kjo gëzon dashamirët e hendbollit ferizajas. 

“Historia e KH "Kastrioti" (meshkujt), do të vazhdoj ta përcjellë klubin me suksese të shumta, trofe për Ferizajn e dashamirët e hendbollit ferizajas.

Emblema e sportit ferizajas, po rikthehet fuqishëm, së shpejti me Kryesi të re që garantojnë sukseset e klubit”, shkruan në faqen e  Komunës së Ferizajt. 

Raportohet se brenda dy ditëve do të zgjidhet kryesia e re dhe do të veprojë, për ta kthyer klubin në binarë të duhur dhe ashtu si i ka hije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat