Ndeshje interesante në javën e katërt

Hendboll

Ndeshje interesante në javën e katërt

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 13:38
Ndeshje interesante në javën e katërt

Disa ndeshje interesante priten në javën e katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni Besa Famgas është favorit absolut ndaj Llapit e po ashtu Prishtina është favorite ndaj Zhegrës, ndeshjet tjera pritet të jenë më të barabarta.

Ndeshja Llapi – Besa Famgas është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa Prishtina e Zhegra takohen në kryeqytet të dielën nga ora 16:00.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Kastrioti – Vëllaznimi (19:00) e Drenica – Trepça (19:00). Prizreni e Vushtrria takohen të dielën nga ora 18:00. Të gjitha këto gjashtë skuadra kërkojnë suksesin në xhiron e katërt.

Në vikend luhen edhe ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë. Të dielën janë takimet KEK-u – Samadrexha, Vjosa – Ulpiana, Dukagjini – Deçani e Lepenci – Drita. Ndeshja Rahoveci – Istogu luhet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat