Publikohet edhe dëftesat bankare e pagave të lojtareve të ish kampiones së Kosovës

Hendboll

Publikohet edhe dëftesat bankare e pagave të lojtareve të ish kampiones së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:00
Publikohet edhe dëftesat bankare e pagave të lojtareve të ish kampiones së Kosovës

Me 22 tetor të vitit 2020 u publikuan pagat e hendbollisteve të ish kampiones së Kosovës, Kastrioti nga Ferizaj (femrat)!  

Ka zhurmë, polemika që nuk pajtohen me pagat e periudhës 2012-2015, që i ka publikuar udhëheqësi i financave të asaj kohe në klub, Blerim Maksuti.

“"Kurr kto pare si kena pa zotni", ka komentuar Vahide Gashi në shkrimin: “Publikohet lista e lojtareve të ish kampiones së Kosovës, ja pagat e secilës! E habitshme”.

Image

Dëftesa me emrin Vahide Gashi

Blerim Maksuti ka zbuluar edhe dëftesat bankare, për Gashin që ka thënë se nuk i ka pa këto pare, ndërsa për Sara Misinin ia publikon dëftesën sepse e ka pëlqye komentin e Gashit. 

Image

Dëftesa me emrin Sara Misini

Z. Maksuti, ka ankesa që këto pare nuk i kanë pa me sy lojtaret?

“Nuk kam çka të flas më shumë, ja dëftesat bankare, kjo është dëshmi, argument që flet vet”, ka thënë shkurt ai. Sipas dëftesave bankare, Sara e ka pasur pagën 300 euro e Vahidja 250 euro, duke iu referuar gjithnjë ish udhëheqësit financiar të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat