Hasani - kryetar i ri i KH Kastriotit, merr fund kriza

Hendboll

Hasani - kryetar i ri i KH Kastriotit, merr fund kriza

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:33
Hasani - kryetar i ri i KH Kastriotit, merr fund kriza

Merr fund kriza e rëndë në klubin me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kreu një punë të shkëlqyeshme, duke shpëtuar klubin nga shuarja. Me iniciativën e tij u zgjodhën organet drejtuese të KH Kastriotit. Faton Hasani emërohet kryetar i ri, i cili është edhe kryetar i bordit drejtues të kompanisë "Alwera Invest".  

“Me iniciativën e kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bazuar me gjendjen e tanishme të klubit, grupi iniciues për formimin e kryesisë së re të klubit, sot me 24 tetor mori këtë vendim: Emëron kryesinë e re në përbërje të Faton Hasanit, Fikret Ibrahmit, Adrian Ferizit, Basri Ibrahimit, Ekrem Beqës dhe Fatmir Sylës. 

Kryesia e klubit zgjodhi organet drejtuese me kryetar Faton Hasani, nënkryetar Fikret Ibrahimi dhe drejtor klubi Ekrem Beqa.

Duke pasur parasysh problemet e ditëve të fundi në KH Kastrioti, u ngjall shpresa se gjërat do të ndryshojnë për të mirë të klubit tonë  të zemrës dhe hendbollit ferizajas. Kryesia zotohet se do të punoj me përkushtim maksimal dhe se rezultatet e klubit tonë nuk do të mungojnë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit Kastrioti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat