Fitorja e tretë për Prishtinën, e dyta për Kastriotin

Hendboll

Fitorja e tretë për Prishtinën, e dyta për Kastriotin

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:25
Fitorja e tretë për Prishtinën, e dyta për Kastriotin

Skuadra e Prishtinës e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Prishtina të shtunë në Deçan fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 33:20.

Prishtina prinë në tabelë me 6 pikë kurse Jusuf Gërvalla renditet e gjashta me 2 pikë. Të shtunën u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së tretë. Në Ferizaj, Kastrioti fitoi ndaj Vjosës me rezultat 41:20. Kastrioti ka dy fitore e një humbje dhe renditet i treti me katër pikë. Vjosa është në pritje të pikëve të para. Ndeshjet tjera të xhiros së tretë luhen të dielën.

Jusuf Gërvalla – Prishtina 20:33 (10:16)

Jusuf Gërvalla: Imeraj 2, Berisha, Çekaj, Tolaj 3, Shala, D. Çekaj 1, A. Imeraj 2, Qufaj 5, Gecaj 7, Zekaj

Prishtina: Ipçi 3, Prapashtica 3, Sefedini 3, Stagova 2, Nivokazi 4, Uka, Behluli, Shala 1, Kurteshi 5, Mehmeti 12, Baftijari.

Kastrioti – Vjosa 41:20 (22:9)

Kastrioti: Terpeza, Reqica, Misini 1, Salihi 6, Beqiri, Dinarica, Grainca 1, Gashi 7, Stagova 6, P. Gashi 10, Saliu 5, E. Reqica 5

Vjosa: Gashi 3, Feka, Imeri 1, Hasani 4, V. Imeri 3, Bl. Hasani, Tershani, Rama, Shabani 2, Behluli 7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat