Abdullahi - lojtari më i mirë i ndeshjes në Suedi

Hendboll

Abdullahi - lojtari më i mirë i ndeshjes në Suedi

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:46
Abdullahi - lojtari më i mirë i ndeshjes në Suedi

Endrit Abdullahi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes të cilën skuadra e tij, Rimbo HK e fitoi 33:32 ndaj Tyreso. Kjo ndeshje e luajtur të shtunën i takoi Allsvenskan të Suedisë, që është niveli B.

Reprezentuesi i Kosovës, Abdullahi, shënoi 9 gola në këtë ndeshje.

Leonard Gegaj shënoi dy gola për Karra HF që humbi 34:23 nga HIF Karlskrona. Fatlum Ahmeti, që po kthehet gradualisht, shënoi një gol për LIF Lindesberg që fitoi 26:22 ndaj Vinslovs.

Në Zvicër, Valon Dedaj, Haris Berisha e Drenit Tahirukaj nuk kishin ditë të mirë. Skuadra e tyre Kreuzlingen, në kuadër të Ligës B, humbi 36:30 nga Badeni. Dedaj shënoi një gol nga gjashtë tentime,

Tahirukaj një gol nga katër tentime kurse Berisha priti 6 prej 32 goditjeve në drejtim të portës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat