Besa shumë e fortë, Trepça barazon me Drenicën

Hendboll

Besa shumë e fortë, Trepça barazon me Drenicën

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:31
Drenica

Besa Famgas e ka fituar thellë ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në henboll (meshkujt). Kampioni në fuqi të shtunën në Podujevë fitoi ndaj Llapit me rezultat 38:13. Për Besën ishte fitorja e katërt kurse për Llapin humbja e katërt.

Fitore të shtunën shënoi edhe Kastrioti që në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin me rezultat 35:27. Ferizajasit shënuan fitoren e dytë, kurse Vëllaznimi pësoi humbjen e tretë.

Ndeshje e barabartë u luajt në Drenas ku u takuan Drenica e Trepça. Madje ndeshja nuk dha fitues fare, përfundoi 25:25. Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14. Është ky barazimi i parë këtë edicion. Drenica renditet e treta me 5 pikë, sa i ka edhe Trepça në vend të katërt.

Në pjesën e parë mysafirët ishin në epërsi të lehtë, por vendasit ia dolën të barazojnë në fund. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi lojë e barabartë. Drenica në fund dy herë kishte nga dy gola epërsi, por mitrovicasit me përvojë ia dolën të barazojnë në 25:25.

Llapi – Besa Famgas 13:38 (6:22)

Llapi: G. Mani, Bugujevci, Hoxha 3, Hasani 3, Beshiri, E. Bugujevci, Berisha 3, J. Mani 4, Ademi, Havolli, Bajrami

Besa Famgas: Gjuka 6, Jupa 4, Visoka 2, Ramosaj 3, J. Muqolli 4, Tahirukaj 4, Mushkolaj 7, Tafilaj 3, Y. Muqolli, Idrizi, Alonso 5, Mehmeti, Luzha,Thaqi,

Drenica – Trepça 25:25 (14:14)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 4, Mehmeti 8, Dubovci 3, Zekaj 6, Hamza 2, Sahiti, Hasani 1, Binaku, Baliu, Batatina 1, Zariqi, Lladrovci

Trepça: Parduzi, Shabani 6, Fejzullahu, R. Shabanaj 3, Cimili 5, Terziqi, Maxhera 3, Sejdijaj, Klinaku 6, K. Terziqi, Abazgjiku 2, Buqinca

Kastrioti – Vëllaznimi 35:27 (20:11)

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, A. Dugolli 4, Hoxha 4, Selmani 2, J. Selmani 4, Rudari 7, Bytyqi 3, Mustafa 8, Brahimi 3, Qerimi

Vëllaznimi: Hoxha, Fana 5, Dukaj 2, Rama 3, Luzha 8, Morina, Spahija 6, Curri, Leka 2, Mamusha, Lluka, Pozhegu, Halili, Rexha, Neziri 1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat