EHF-i e ka vlerësuar palestrën e re në Istog, si me të bukurën në rajon 

Hendboll

EHF-i e ka vlerësuar palestrën e re në Istog, si me të bukurën në rajon 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:39
EHF-i e ka vlerësuar palestrën e re në Istog, si me të bukurën në rajon 

Palestra e re e sporteve në Istog, është ndër më të bukurat në rajon!

Kështu e ka vlerësuar edhe Federata e Hendbollit Evropian (EHF), duke iu referuar edhe deklaratës së Faruk Shalës, kretrajner i klubit të hendbollit Istogu (femrat).

Palestra mund  t’i zë rreth 1800 veta, por me pamje është jashtëzakonisht e bukur.

Image

Kjo palestër është inspektuar nga organet përkatëse të EHF-it dhe janë mahnitur me pamjen që ka kjo palestër, duke vlerësuar ndër më bukurat në shtetet e rajonit.

Image

Këtë e vërteton edhe Shala, i cili është i lumtur që e ka marrë këtë vlerësim nga inspektorët e EHF-it dhe e bën të ndihet krenar që qyteti i tij ka një palestër të re sportive dhe me një pamje fantastike, me të gjitha kushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat