Istogu fiton derbin në Vushtrri

Hendboll

Istogu fiton derbin në Vushtrri

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 23:38
Istogu fiton derbin në Vushtrri

Istogu e ka vazhduar dominimin e këtij edicioni ndaj skuadrës së Vushtrrisë. Pas dy fitoreve në kuadër të Kupës Evropiane, Istogu ka fituar ndaj Vushtrrisë edhe në kuadër të Superligës.

Të dielën në javën e tretë të Superligës, në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, Istogu fitoi me rezultat bindës, 28:20. Që në pjesën e parë istogaset krijuan epërsi bindëse, 11:5.

Për Istogun ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje të luajtura. Vushtrria pësoi humbjen e parë, ndërsa po ashtu ka dy ndeshje të luajtura.

Image

Tabela - femrat

Hendbollistja Keta Venetsky u dallua te Istogu me 7 gola, e ndihmuar nga Albina Rugova me 5, Natalia Millatoviq 5, Tina Hetemi 4, Esma Muratoviq 4 etj. ndërsa te Vushtrria Burneta Rama është më efikasja me 6 gola. 

Kampioni aktual, Ferizaj, ka shënuar fitoren e tretë dhe ndanë vendin e parë me Prishtinën. Ferizaj fitoi në udhëtim ndaj Samadrexhës me rezultat 33:30. Fitoren e siguroi në pjesën e dytë.

Vushtrria – Istogu 20:28 (5:11)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu, Rama 6, Zymberi 1, Preniqi 1, Sopjani 4, Paci 1, R. Gubetini, Kasumi 3, Tahiri 1, Matarova 3, Terstena.

Istogu: Shatri, Berisha, Fejzaj, Milatoviq 5, Rexhaj, Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ferataj, Muratoviq 4, Venetski 7, Rugova 5, Halitaj, Hetemi 4, Ujkiq 3.

KEK-u – Vëllaznimi 14:33 (7:16)

KEK-u: Aliu, Smakiqi, Dedinca, Klinaku 1, Alija 4, Grajqevci 3, Al. Grajqevci, Selmanaj 6, Kutllovci

Vëllaznimi: Goranci, Bardhi 3, Daija, Berisha, Gashi 2, Mullakdarija, Frrokaj 6, Radoniqi 16, E. Berisha, Varaki 3, Hoda 3.

Drita – Shqiponja 26:27 (11:13)

Drita: Januzi, Pajaziti, Ramabaja 10, Sadiku, Vokshi 2, Rudhani 8, Hyseni 1, Ibrahimi, Reqani 2, Arifi 3, Jashari

Shqiponja: Quni, Goqi 14, Ferizaj, Berisha 2, Jilta 1, Nuza 7, Ferizaj 2, Gashi, Gu. Jilta, Arapi 1.

Samadrexha – Ferizaj 30:33 (16:15)

Samadrexha: A. Maloku, Basholli 7, Sadiku 5,, Ar. Maloku, R. Maloku 2, Basholli 1, Mehmeti 3, M. Sadiku, Arl. Maloku 10, E. Basholli, Rr. Basholli, D. Basholli 2

Ferizaj: Rashiti, Sylejmani 8, Kupina 2, Thaqi, Qerkini 1, Basha 9, Kelmendi 9, Huruglica 1, Emini, Sahiti, Domaneku 3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat