Mustafa: Do të japim çdo gjë nga vetja për Kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Mustafa: Do të japim çdo gjë nga vetja për Kombëtaren e Kosovës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:07
Mustafa: Do të japim çdo gjë nga vetja për Kombëtaren e Kosovës

Festim Mustafa ishte prej hendbollistëve më të mirë te Kosova U-21, që vjet u paraqit në kampionatin botëror për juniorë në Spanjë. Për Kosovën ishte pjesëmarrje historike, e para në botëror në ndonjë sport ekipor.

Mustafa u shqua me angazhim e disiplinë dhe paraqitja në Botëror i dha hov karrierës së tij. Ai vazhdoi me ngritje graduale te Kastrioti i Ferizajt dhe tashmë është shpërblyer me ftesë në Kombëtaren A.

Mustafa është njëri prej dy debutuesve te Kosova për ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2022”, ndaj Malit të Zi e Suedisë.

“Ftesa për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës ka qenë një ëndërr, tashmë e bërë realitet. Të veshësh fanellën e vendit tënd jo vetëm që është nder e krenari, por emocion dhe kurajo që të japim çdo gjë nga vetja për kombëtaren, për vendin tonë”, ka thënë Festim Mustafa, e ardhmja e hendbollit ferizajas.

“Të marr ftesë nga kombëtarja është hap i madh në karrierën time. Shpresoj që të jap më të mirën për Kosovën”, ka vazhduar shtatlarti që luan në pozitën e bekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat