Prishtina sfidohet në Vushtrri, Besa pret fitoren e radhës

Hendboll

Prishtina sfidohet në Vushtrri, Besa pret fitoren e radhës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:10
Prishtina sfidohet në Vushtrri, Besa pret fitoren e radhës

Garat e hendbollit vazhdojnë menjëherë të martën, të mërkurën e të enjten, kur zhvillohen ndeshje të shumta.

Në Superligën e Kosovës në konkurrencë të meshkujve luhen tri ndeshje të xhiros së pestë. Për shkak të grumbullimit të Kombëtares më 29 tetor, skuadrat që kanë lojtarë në kombëtare i luajnë ndeshjet këtë mesjavë. Të martën janë takimet Vushtrria – Prishtina (20:00) e Besa Famgas – Prizreni (17:00). Ndërkohë të mërkurën nga ora 19:00 takohen Zhegra e Kastrioti. Në mesjavë luhen edhe ndeshje të raundit preliminar të Kupës së Kosovës.

Të mërkurën është ndeshja Trepça – Samadrexha, që fillon në ora 18:00. Vushtrria e KEK-u luajnë të enjten nga ora 20:00, kurse të enjten prej orës 19:00 takohen Drenica e Dukagjini. Ndeshja Zhegra – Drita luhet më 4 apo 5 nëntor.

Të enjten është edhe ndeshja e mbetur e javës së parë të Superligës së hendbollisteve në mes të Dritës dhe Istogut, që fillon në ora 17:30. Te femrat të mërkurën janë tri ndeshje të raundit preliminar të Kupës: Jusuf Gërvalla – Deçani (13:00), CLICK – Prizreni (13:00), Kastrioti – Ulpiana (17:00). Të enjten është edhe ndeshja e javës së dytë të Ligës së Parë të meshkujve në mes të Rahovecit dhe Istogut (19:30).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat