Sebahedin Vitaku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Sebahedin Vitaku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:20
Sebahedin Vitaku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Hendbolli si të gjitha sportet tjera, reagoi fuqishëm në vitet e 90-ta (1991-1999) kundër agresorit serb.

Sebahedin Vitaku i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër hendbollistët më të mirë në vitet e 90-ta dhe me sukses ka mbrojtur ngjyrat e klubit me renome Trepça nga Mitrovica.

Vitaku si dhjetëra mijëra sportistë tjerë, sakrifikuan gjithçka për të mbajtur gjallë hendbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Ai është krenar që është pjesë e Gjeneratës së Republikës dhe me një armatë sportistësh kundërshtuan fuqishëm regjimin serb, duke iu thënë jo një herë e përgjithmonë garave me ish klubet jugosllave dhe të Serbisë. 

Vitaku me shokë kanë luajtur me sukses në fusha dhe salla të improvizuara dhe asnjëherë nuk u ndalën, deri në çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat