Ramosaj, shtylla kryesore e mbrojtjes së Kosovës

Hendboll

Ramosaj, shtylla kryesore e mbrojtjes së Kosovës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:29
Ramosaj, shtylla kryesore e mbrojtjes së Kosovës

Fjalëpak e shumë punëtor. Modest e i palodhshëm.
Kombëtarja e Kosovës e ka në radhët e saj një hendbollist që mund të llogaritet shtyllë e mbrojtjes. E ka Bujar Ramosajn, shtatlartin e Besa Famgasit, të cilin shtabi teknik e vlerëson “zemër të mbrojtjes”. Ramosaj është hendbollist shumë luftarak dhe pritet të jetë i rëndësishëm edhe në ndeshjet ndaj Malit të Zi e Suedisë, që janë të parat e eliminatoreve për “Euro 2022”.

Kombëtarja jonë të enjten grumbullohet për ndeshjet që luhen me Malin e Zi më 4 nëntor në Podgoricë dhe me Suedinë në Prishtinë më 8 nëntor.

“Jemi të kënaqur me punën që kemi bërë te Besa Famgas. Punët kanë shkuar shumë mirë, jemi përgatitur shumë mirë për edicionin e ri”, thotë Ramosaj.

Ai beson se do të jetë në gjendje të jap kontributin që pritet prej tij në ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë.

“E ndiej veten që jam në formë të mirë dhe do të jap maksimumin për Kosovën. E dimë që kundërshtarët janë të kualitetit të lartë botëror mirëpo ne do të japim maksimumin për rezultate pozitive.

Synim do të jetë paraqitja sa më e mirë dhe të rrisim tutje nivelin tonë. Ne kemi paraqitje të mira dhe të forta në mbrojtje. Natyrisht se do të vazhdojmë me mbrojtje të fortë dhe të komponuar e po ashtu me sulm kualitativ”, ka shtuar Ramosaj.

Me lojtarët tjerë që lënë zemrën gjatë ndeshjeve, Ramosaj do të vazhdojë të formojë mbrojtje të qëndrueshme. Natyrisht ndalja e sulmeve të Malit të Zi dhe Suedisë do të jetë sfidë, por angazhimi nuk do të mungoj për asnjë moment.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat